Kujdesi për një zemër të shëndetshme, ja këshillat e specialistëve…

0
129

Sëmundshmëria kardiovaskulare vijon të jetë shkaktare numër një e vdekshmërisë në botë.

Për këtë arsye, institucionet shëndetësore këmbëngulin  tek parandalimi. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë bën të ditur se grupet më të rriskuara ndaj temperaturave të larta janë të moshuarit. Stina e verës sjell më shumë pacientë për vetë faktin se i nxehti i detyron njerëzit që edhe për shqetësime fare të vogla të paraqiten tek mjeku.

Institucionet shëndetësore në Vlorë kanë ndarë disa këshilla për të shmangur sëmundjet shëndetësore.

“Marrjen korrekte të medikamenteve tek të sëmurët kronikë. Konsumimin e ujit për të krijuar kushte optimale pune për veshkat. Eleminimin e sasisë së madhe të kripës në dietë. Theksuam rëndësinë e një matje të vetme të Tensionit Arterial në shëndet.
Promovuam rëndësinë e Check-Up në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve Kardiovaskulare. Sa më herët të informohemi ,sa më herët të marrim masa ,aq më shumë kemi në dorë jetën tonë ,qoftë për jetëgjatësinë ,qoftë për cilësinë e saj”, -thonë specialistët e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Vlorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here