Golfi është ndër sportet më qetësuese dhe aristokrate, por vetëtimat kapriçoze kanë goditur në zemër turneun “Atlanta” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke plagosur 6 persona. Gjithçka ka ndodhur në përfundim të sezonit të kampionatit të golfit në Amerikë.
Turneu u pezullua në orën 4:17 pasdite, sipas orës lokale për shkak të bubullimave dhe vetëtimave të shumta në këtë zonë. Nga këto ndryshime klimaterike, pësuan dëmtime 6 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.