Standard.al

Rezervimi 1900 eurosh/ Hoteli në Berlin nxjerr zbuluar Gjonajn: Kishim alternativa, por kjo ishte dëshira e ministres!

1

Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani.

Teksa kontaktuam me George George E.V, shefin e rezrvimeve në këtë hotel, mësuam se në periudhën ku Gjonaj ka shpenzuar 1900 për të fjetur ka pasur mjaft aleternativa.

“Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit,”- u shpreh George për Dosja.al.K

Në faturën e publikuar shihet se Gjonaj ka fjetur 3 netë në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani dhe ka paguar shifrën e majme prej 1900 eurosh. Dhoma ka qenë standarte.

Image

Prej dy ditësh po publikohen faturat e hoteleve ku ka qëndruar ministrja Gjonaj, në Romë, në Londër, Paris e Bruksel, ku nuk mungojnë shifrat e kripura për një natë qëndrimi.

Në një reagim të sajin sot në Facebook, ministrja Etilda Gjonaj do të justifikohej duke u shprehur se rezervimet ishin bërë për të gjithë delegacionin, por faturat e publikuara tregojnë se rezervimi është bërë për një person (ministren) dhe për një dhomë.

 

1 Comment
  1. Fuat Ymeri says

    Pra edhe ministrja e drejtesise gegjeshtare. Hajde drejtesi hajde.
    Kudo qe do te kishte ndodhur do ishte bere doreheqje. Po kjo cfare pret?

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.