Standard.al

Manjani: Debati mbi jetën luksoze të pushtetarëve po fsheh mungesën e llogaridhënies të qeverisë Rama

0

R’Vjen edhe reagimi i Ylli Manjanit pas debateve të shumta të mbi luksin e pushtetarëve.

Postimi i Plotë:

Debati mbi lluksin që fsheh mungesën e llogaridhënies.
==============
Kjo qeveri duhet të japë llogari, jo thjesht përgjigje me zëdhënës e as në FB, për gjëra shumë të rënda që i ka bërë vendit.

Të kuptohemi, jeta lluksoze e Kryeministrit dhe ministrave të tij është një çështje, por jo më e rëndësishmja.

Them jo më e rëndësishmja, sepse ka shumë gjasë që këtë puçër vere ta ketë plasur vetë Kryeministri për të të luajtur edhe një herë macja me miun me shqiptarët.

Me shumë gjasë udhëheqësi do bëjë një reagim të fortë kritik ndaj qeverisë, anëtarët e të cilës paskan bërë shpenzime luksi pa dijeninë e Tij…

Në fund, mund të bëjë edhe ndonjë shkarkim të tipit populist me qëllim që të kënaqet populli….

Por, çështja themelore është që qeveria nuk jep llogari askund për vendimet e saj me pasoja të dëmshme për vendin.

Meqë jemi tek shpenzimet qeveritare, fatura e kontratave të koncensioneve dhe PPP-ve, të gjitha me ofertë të pakërkuar dhe pa garë, është 2.2 MILIARDË Euro.

Edhe një herë: 2.2 MILIARDË Euro!!!!

I gjithi ky borxh për tu paguar nga shqiptarët në disa breza, pavarësisht se qeveria thotë se nuk e ka futur si borxh në kontabilitetin e thesarit të shtetit. Do paguhet kokërr më kokërr.

Kjo nuk është faturë hoteli, e cila tek e fundit i merret nga xhepi ministres si shkelje e rregullave financiare.

2.2 MILIARDË plus borxhi i përvitshëm rutinë e i marrë nga qeveritë e shkuara do dalin nga çdo xhep përveç qeveritarëve!!!!

Gjithashtu, meqë jemi tek Ministria e Drejtësisë, qeveria e sotme është pengesa kryesore e drejtësisë. Asnjë krim sensitiv, apo e kryer nga zyrtarë të Rilindjes nuk hetohet e nuk gjykohet.

Asnjëherë nuk gjenden prova për Rilindjen.

Sigurisht, sepse provat zhduken, fshihen, veniten, harrohen.

Bie fjala Ministrja e Drejtësisë ka filluar detyrën me një Ekstradim haptazi të paligjshëm. Nezar Seitaj ishte dëahmitar kyç i trafikut të drogës. Por ekstradimi ja hoqi nga duart drejtësisë tonë.

Pengim i pastër ndaj drejtësisë, por asgjë nuk ndodhi.

Ndaj ky muhabeti i faturave të hotelit ka rëndësi, sigurisht, por nuk mund të mbulojë nevojën për të dhënë llogari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.