Luks dhe komoditet, hapet plotësisht hoteli i Juventusit

0
95

Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, mbrëmjen e djeshme u bë edhe hapja e plotë për publikun, e hotelit “J-Hotel”, që është në pronësi të kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusit.

I ndërtuar në hapësirën pranë kompleksit stërvitor dhe stadiumit “Allianz Stadium” të Torinos, hoteli ka zënë një hapësirë prej 11.200 metrash katrorë dhe ka katër yje.

Nuk mungon luksi në 138 dhomat e hotelit, ashtu si edhe në sallat e konferencave dhe SPA-të, ndërsa në brendësi është edhe një hotel me kapacitet prej 200 personash.

Klubi i Juventusit ka 40% të pronësisë së “J Hotel”, ku strehohen futbollistët bardhezinj që nuk kanë gjetur akoma rezidencën e tyre si Rabiot, Ramsey dhe vetë Maurizio Sarri, por edhe e gjithë skuadra, në rastet e grumbullimeve para ndeshjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here