FOTO/ Banorët e Kozares kërkojnë rindërtimin e kishës: “Duam të dëgjojmë çdo ditë kambanat që bien”

0
128

5-vjet pas djegie së Kishës së Shën Ungjillizimit në fshatin Kozare të Kuçovës,banorët kërkojnë dëgjesë publike me Mitripolinë dhe bashkinë. Banorët:-“Të rindërtohet kisha. Duam të dëgjojmë çdo ditë kambanat që bien”.

Pesë vjet pas djegies së Kishës së Shën Ungjillizimit në fshatin Kozare në rrethin e Kuçovës dhe pas shumë ankesave e letrave të dërguara në çdo institucion, komunitetit ortodoks i zonës ka kërkuar një takim urgjent me drejtuesit e Mitropolisë dhe bashkisë së Kuçovës.

Raportohet se dëgjesa publike mes tyre është zhvilluar në ambjentet e brendshme të kishës së djegur dhe pa çati. Në takimin, ku kanë qënë të pranishëm dy përfaqësuesit e lartë të Mitropolisë së Beratit,At Kristaqi dhe At Joani si dhe kryebashkiaku i ti i qytetit të Kuçovës,Kreshnik Spahiu, banorët kanë deklaruar se, këtë Kishë e kanë ndërtuar gjyshërit dhe baballarët tanë, që prehen përreth saj pasi përreth kishës ndodhen edhe varrezat e fshatit.

Banorët pohojnë se kjo kishë ngeli e paprekur deri në vitin 1991-1992 dhe u dogj 5-vjet më parë por pas djegies së kishës askush nuk u kujtua për rikonstruksionin e saj. Banorët kanë kërkuar nga Mitropoloa dhe bashkia, jo vetëm rikonstruksionin e kishës por edhe shkëputjen e saj nga muzeu, i cili-sipas banorëve nuk e ruajti këtë monument.

Banorët kanë kërkuar që kisha t’i kalojë komunitetit në mënyrë që ata ta mirëmbajnë vetë, ndërkohë që kanë ngritur edhe një këshill që do të grumbullojë në fshat fonde për rikonstruksionin e kishës. Banorët kanë kërkuar me ngulm vendosjen fillimisht të këmbanës, që sipas tyre, duhet të dëgjohet nga besimtarët ortodoksë çdo ditë dhe gjatë festave fetare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke e cilësuar si emocionuese mbledhjen e një komuniteti të tërë për të shprehur një shqetësim të tillë që ka të bëjë me rikonstruksionin e një monumentu të rrallë kulture, të ndërtuar nga një familje ikonografësh dhe prejardhës së çetirëve, dy përfaqësuesit e lartë të Mitropololisë së Beratit, kanë bërë përgjegjës edhe vetë banorët për vjedhjen e gjithçkaje tê mbetur në kishë pas djegies,duke filluar që nga tavani.

Kryebashkiaku i ri i Kuçovës, Kreshni Hajdari, pasi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të fshatit Kozare, ka deklaruar se specialistët e bashkisë do të hartojnë projekte për zonën e Kozares pas futjes së saj në 100 fshatrat turistikë, ndërkohë që u premtoi banorëve se bashkia do të çel një fond për rikonstruksionin e Kishës së Shën Ungjillimit si dhe do të kërkojë fonde edhe nga Minsitria e Kulturës, pasi kjo kishë është Munument Kulture që prej vitit 1963.

Kisha e Ungjëllizmit në fshatin Salcë-Kozare në rrethin e Kuçovës,një monument kulture 300-vjeçare,është lënë prej vitesh në mëshirë të fatit. Askush nga institucionet përgjegjëse nuk është kujtuar më për këtë pasuri të veçantë për rajonin dhe gjithë Shqipërinë, e cila u zhduk nga flakët 5-vjet më parë,nga qirinjtë e lënë ndezur pas meshës fetare gjatë festës së Shën Marisë,në 15 Gusht 2014.

Zjarri i rënë në Kishën e Ungjëllizmit mori përmasa të mëdha dhe doli totalisht jashtë kontrrollit, për shkak edhe të konstruksionit prej druri në pjesën më të madhe të ndërtesës, duke shkrumbuar gjithçka. 5-vjet nga djegia e saj, gjëndja e kësaj Kishe është e mjerueshme, ende sot duket ngado përreth saj shenjat e zeza të tymit të zjarrit, ende sot ajo është pa dyer,pa dritare e pa çati dhe shkatërrimi i saj total është një fatkeqësi e madhe për banorët e kësaj zone, që e ruajtën si sytë e ballit edhe në kohën e diktaturës, ku mblidheshin fshehurazi dhe faleshin pranë këtij objekti kulti që ndodhet brenda varrezave të fshatit.

BalkanWeb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here