Cili është ndryshimi ndërmjet Valdrin Pjetrit dhe Agron Selmanit?

0
128

Nga Albana Vokshi, PD

– Kur ligji funksionon vetëm për qytetarin e thjeshtë e të pambrojtur, e jo për politikanin e mbrojtur nga Rama.
– Kur shteti reagon me dy standarte ndaj denoncimeve

Agron Selmani është arrestuar para disa ditësh sepse dorëzoi nje diplomë fallco në ambasadën amerikane. Ai akuzohet për veprat penale “mashtrim” dhe “falsifikim i dokumentave shkollore”.

Valdrin Pjetri, i denoncuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, z Gazmend Bardhi, (bazuar në dokumenta autentike) për dënimin nga autoritetet Italiane me burg dhe dëbim për trafik droge në Itali në vitin 2003, që e ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit, dorëzuar në KQZ.

Cfarë ka ndryshe Valdrin Pjetri nga Agron Selmani? A ka fallsifikuar dolumentat? A ka kryer vepra penale? Pse ai nuk arrestohet?

Pse Agroni dhe Valdrini janë të ndryshëm para ligjit??

Agroni nuk është politikan, nuk njihet nga askush. Dëshira për tu larguar nga Shqipëria, që është bërë e pajetushme për qindra mijëra familje shqiptare, si duket e ka shtyrë atë të shkelë ligjin e rrjedhimisht të arrestohet pasi Ambasada Amerikane e ka denoncuar.

Valdrini është politikan, i bërë i njohur vitet e fundit nga katapultimi që i bëri Rama nëpër poste shumë të rëndësishme, së fundmi e emëroi Kryetar Bashkie në Shkodër. Valdrini ka kryer vepra penale, ka fallsifikuar Deklarimin e dekriminalizimit. Edhe pse opozita e ka denoncuar me dokumenta origjinale, duke vërtetuar mashtrimin dhe fallsifikimin, Valdrini nuk arrestohet. Valdrinin e mbron Rama sepse ai do të qeverisë me trafikantë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here