Aksident i rëndë automobilistik në Mat, humb jetën 33-vjeçari

0
119

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Klos-Dars në Mat.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 33-vjeçar. Viktima është Q.V nga fshati Xibër.

Sipas policisë “shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër”. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here