Standard.al

Zbulohen dy ‘skifterat’ shqiptarë, kapen në flagrancë nga policia italiane

0

Policia italiane në Milano vuri në pranga dy të rinj shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me dhunë në disa apartamente.

Dy ditë më parë, Policia italiane, ndaloi dy shqiptarët, të moshës 27 dhe 29 vjeçare, pas një hetimi që zbuloi se të rinjtë vidhnin shtëpitë në rajonet e Lombardisë, Veneto dhe Emilia Romagna.

Aktiviteti hetimor u inicua pasi një oficer policie dyshoi nga prania e dy personave në një makinë, tip BMW, e cila më pas rezultoi e vjedhur.

Të dy shqiptarët kishin një qëndrim veçanërisht të kujdesshëm në mënyrë që të mos linin gjurmë brenda makinës, mbanin doreza, kapele.

Policët u vunë në ndjekje të të rinjve duke i gjurmuar kështu në një apartament në Via Cesena, ku u ndalua menjëherë 27 vjeçari shqiptar, ndërsa 29-vjeçari, i cili gjatë grabitjeve kishte detyrën të drejtonte makinën, u përpoq të shpëtonte.

Efektivët arritën ta kapnin pas një përleshje, ku një polic mbeti i plagosur.

Nga kontrollet brenda makinës u gjetën mjetet që u vinin në ndihmë shqiptarëve të hapnin portat a dritaret e shtëpive dhe të futeshin brenda për të grabitur. Gjithashtu u gjetën edhe sendet e vjedhura, orë , unaza dhe varëse.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.