Thursday, March 28, 2024
Home Aktualitet Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, ja dyshimet e para…

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, ja dyshimet e para…

0
115

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një apartament në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në katin e 13 të një pallati pranë Rrugës së Burgut.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Dyshohet se familjarët e kishin harruar gazin hapur dhe banorët raportojnë se janë dëgjuar dy shpërthime të forta.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë i menjëhershëm, ndërsa u evakuua i gjithë pallati deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen.

/Ora News.tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here