Pyjet e Amazonës që digjen kapen edhe nga sateliti i NASA-s

0
123

Zjarret e shumta që djegin pyjet e dendura në Amazonë kanë krijuar një mur masiv tymi që mund të shihet nga Hapësira, duke shkaktuar një gjendje të jashtëzakonshme.

Një numër rekord i zjarreve janë regjistruar këtë vit, sipas agjencisë së kërkimit hapësinor të Brazilit dhe janë përgjegjës për shkaktimin e errësirës në vend për shkak të reve të mëdha të tymit dhe hirit.

Tymi ishte aq i madh dhe i trashë sa u pa edhe nga imazhet satelitore të publikuara nga NASA javën e kaluar.

Shteti i Amazonës ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve.

Sao Paulo u zhyt në errësirë rreth orës 3 pasdite të hënën e cila zgjati për rreth një orë, raportoi gazeta lokale Folha de S Paulo.

Videot dhe fotot e postuara në mediat sociale treguan makina duke qarkulluar me fenerët e tyre ndezur sikur të ishte natë edhe pse ishte mesdita.

Erërat e forta bartnin tym të trashë dhe hi të lagësht çfarë edhe shkaktoi thuajse ‘ndërprerjen e ditës’ duke e zhytur vendin në errësirë.

Ditën e martë, tymi i errët që vinte nga shiu më i madh tropikal në botë ishte zhvendosur në brigjet e Atlantikut drejt Brazilit, tha Organizata Botërore Meteorologjike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here