Standard.al

Kate dhe Meghan nuk mund të jenë shtatzënë në të njëjtën kohë

0

Pavarësisht se vogëlushi Archie është vetëm 3 muajsh, fansat e Meghan Markle dhe Princit Harry po presin me padurim që ata t’i shtojnë një tjetër anëtar familjes mbretërore.

Gjithashtu ka nga ata që shpresojnë që vitin e ardhshëm Kate dhe William të bëjnë dhe një fëmijë të katërt.

Për këtë arsye kanë nisur edhe spekulimet se vitin tjetër të dyja dukeshat mund të jenë shtatzënë.

Megjithëse fansat e familjes mbretërore duan t’i shohin Kate dhe Meghan shtatzënë në të njëjtën kohë, kjo gjë është thuajse e pamundur të ndodhë.

Familja mbretërore ka një sërë rregullash të cilat duhen ndjekur dhe ato përcaktojnë edhe kohën e mënyrën se si një lajm ndahet me publikun.

Motra e mbretëreshës Elizabeth, Princesha Margaret anuloi lajmin e fejesës së saj vite më parë për shkak të këtij rregulli.

Asokohe mbretëresha ishte shtatzënë me Princin Andrew dhe prandaj Margaret ju desh të priste derisa fëmija të vinte në jetë që të jepte një lajm tjetër, atë të fejesës së saj.

Për shkak të kësaj Kate dhe Meghan ju është kërkuar që gjithmonë t’i planifikojnë shtatzënitë njëra pas tjetrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.