Historiani akuza të forta ndaj Ramës pas vizitës sekrete në Trikalla, ja si shprehet Llalla

0
99

Kryeministri Edi Rama gjendet në një vizitë luksi në Greqi, teksa në Shqipëri kanë shpërthyer zjarret në shumë zona.

I pari që e denoncoi ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Por vizita e Ramës në shtetin fqinj është mesa duket jo vetëm private, por dhe shumë konfidenciale.

Historiani Arben Llalla, ka reaguar sot publikisht dhe jo vetëm ofron të dhëna se ku është kryeministri i vendit, por edhe flet për motivin, sipas tij, të qendrimit atje. Llalla i referohet mediave greke në konkluzionet e tij.

Llalla shpjegon në një deklaratë se vizita e kryeministrit në Greqi, vetëm, pa asnjë dëshmitar, dhe pa truproja, ishte për të marë pjesë si Mbrojtës i Ortodoksisë Greke në meshën e një murgu në një Manastir.

“Ka shumë mundësi që Edi Rama në Trikalla të ketë marë pjesë në meshën e Madhe për Shën Maria, dita e 9 e Virgjëreshës Maria. Çështja është pse ai e mban të fshehtë, sepse mirë bëri që mori pjesë në këtë meshë e cila u zhvillua nga ora 9.00 -12.00. Tek e fundit Edi Rama i përket besim ortodoks dhe është Legjion Mbrojtës i Ortodoksisë Greke”, shkruan historiani dhe studiuesi Llalla.

Më tej, ai e ka sfiduar hapur kryeministrin. “Hajde Rama përgështroje nëse ta mban…”, shprehet historiani.

Rama është i lirë sigurisht të ndjekë ritet fetare që dëshiron, e të ndjekë besimin e tij, por si kryeministër, ai nuk mund të marrë pjesë në ceremoni të tilla aspak transparente, pasi kompromenton rendë interesat e vendit…

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here