Era e rëndë alarmon banorët e pallatit, gjendet trupi i dekompozuar në banesë

0
131

Një shtetas i cili dyshohet se ka pësuar vdekje natyrale, është gjendur i pajetë mesditën e sotme në banesën e tij në lagjen ‘Apolonia’ në Fier.

Trupi u gjet në katin e tretë të një pallati dhe i përket shtetasit Bajram Brataj, i moshës 60 vjeç.

Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët kanë ndjerë erën e rëndë që vinte nga apartamenti

I moshuari jetonte i vetëm dhe mendohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi është gjetur tërësisht i dekompozuar.

Nxjerrja e trupit është bërë falë ndërhyrjes së zjarrëfikesve të cilët kanë hyrë nga dritaret, pasi dera qëndronte e mbyllur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here