Standard.al

Elbasan/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, dyshohet për të plagosur

0

Një automjet, i cili po qarkullonte me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në një kanal. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në aksin që lidh qendrën e qytetit të Elbasanit me lagjen NSHU të këtij qyteti , pranë Tregut Agroushqimor .

Bazuar në të dhënat e para, nga aksidenti dyshohet se ka persona të plagosur, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhen disa makina policie, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.