Dramë në ‘Old Trafford’, Crystal Palace i shkakton Manchester United humbjen e parë këtë sezon

0
119

Manchester United pëson humbjen e parë këtë sezon në Premier League.

Në javën e tretë “Djajtë e Kuq” u befasuan nga Crystal Palace në “Teatrin e Ëndrrave” duke u mposhtur me rezultatin 1-2, në një dramë të vërtetë që u zhvillua në minutat e fundit.

Ekipi i Solskjaer e nisi furishëm takimin, por një kundërsulm i miqve u shndërrua në gol me Jordan Ayew (32’).

Gjkatë lojës vendasit patën shanse të arta për ta barazuar rezultatin, ku vlen të përmendet penalltia e humbur e Marcus Rashford (69’).

Gjithsesi, goli i barazimit erdhi në minutën e 89’ kur Daniel James baraspeshoi shifrat.

Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Patrick van Aanholt (90+3′) që i dha fitoren skuadrës së Crystal Palaces.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here