Aksidenti te Unaza, një fatkeqësi e paralajmëruar?

0
100

Një aksident me pasojë vdekjen e një burri ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet. Siç bëri me dije policia në njoftimin paraprak, një automjet përplasi një këmbësor, ende të paidentifikuar.

Mbeten për tu zbardhur nga hetimet shkaqet e ngjarjes, megjithatë zona ku ndodhi përplasja fatale për jetën e kalimtarit është e pandriçuar. Incidenti u shënua pikërisht aty ku banorët e Unazës së Re protestojnë çdo ditë kundër projektit që parashikon shembjen e banesave të tyre për rikonstruktimin e rrugës nga sheshi “Shqiponja” te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta. Projekt i cilësuar korruptiv nga opozita dhe banorët dhe për të cilin nisi një hetim nga prokuroria shqiptare dhe amerikane, pas publikimit nga media të dokumenteve se një prej firmave fituese të një prej lotëve të rrugës, kishte falsifikuar dokumentet e shtetit Delawere në SHBA. Autoriteti Rrugor Shqiptar anuloi tenderin e fituar nga kompania “DH Albania” dhe vendosi rihapjen e garës. Banorët vijojnë protestat dhe çështja ka kaluar në ngërç.

Banorët e zonës, por edhe kalimtarët dhe shoferët, në të gjithë aksin nga sheshi Shqiponja te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta, hasin një rrugë problematike, për shkak të lënies së punimeve përgjysmë dhe mungesës së ndriçimit natën.

Mungesa e ndriçimi ka muaj që ka lënë zonën në terr, në kohën kur protestat e banorëve ishin në kulim e tyre dhe shpesh shënoheshin përplasje me policinë. Për heqjen e ndriçimin përgjatë gjithë aksit rrugor me dy korsi, banorët kanë akuzuar drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama, se urdhëruan heqjen e ndriçimit si një hakmarrje ndaj tyre. Gjatë protestave që kanë zhvilluar, ata kanë shprehur shqetësimin se errësira në zonë përbente burim aksidentesh. Dhe kështu ndodhi këtë të premte mbrëma. Një aksident rezultoi fatal për jetën e qytetari, që ndoshta, nëse zona do të ishte me dritë, do të mund të ishte shmangur.  /Boldnews.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here