Standard.al

Zjarr i madh në Roskovec/ Terreni dhe era e fortë vështirësojnë ndërhyrjen, rrezikohet banesa…

0

Temperaturat e larta kanë bërë që shumë zona në jug e veri të përfshihen nga zjarri.

Siç raportohet nga terreni, një sipërfaqe e mbjellë me ullinj është përfshirë nga flakët në Roskovec, duke bërë që shumë prej drurëve të digjen plotësisht.

Nga të dhënat e para thuhet se flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa një banesë aty pranë rrezikon të digjet. Banorët e zonës kanë zbarkuar në terren dhe po përpiqen me mjete rrethanore  të shuajnë vatrat.

Zjarrfikëset e Patosit janë nisur drejt vendit të  ngjarjes, ndërsa terreni i thyer dhe era e fortë e bëjnë të vështirë punën e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.