Standard.al

VIDEO/ Protesta e Unazës, Balliu feston 30-vjetorin me qytetarët

0

Siç është bërë traditë tashmë prej muajsh të tërë, edhe mbrëmjen e sotme banorët e Unazës kanë protestuar kundër projektit që prish banesat dhe bizneset e tyre.

Në protestën e sotme, ashtu si në çdo protestë, merrte pjesë edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu.

Protesta e sotme përkon edhe me 30-vjetorin e lindjes së ish deputetit demokrat.

“Është kënaqësi që këtë 30-vjetor ta kaloj këtu në sheshin e qëndresës demokracisë”, u shpreh Balliu.

Më tej, ai shtoi se, banesat e pronat e qytetarëve kërkohen tu jepen oligarkëve pranë qeverisë.

“Nëse më parë kishte dyshime, sot pas 10 muajsh, banorët e Unazës bënë transparencën e një afere korruptive ku ishin të përfshirë narkotrafikantë, oligarkë dhe po vidhnin në emër të Edi Ramës për mbushure llogaritë”, u shpreh ndër të tjera Klevis Balliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.