Rrëfehet Çim Peka: Ja e vërteta e ‘atentatit’ ndaj Bashës, në emisionin tim!

0
84

Gazetari Çim Peka, natën e djeshme ka ngritur edhe siparin e emisioneve politikë për sezonin e ri, duke marrë në intervistë në SYRI TV, kreun e opozitës Lulzim Basha. Ndërkohë që interesimi dhe auidenca e jashtëzakonshme ishte në pikun e vetë, që në minutat e para të emisionit “Çim Peka Live”, ndodhi një aksident njerëzor i cili më pas u shfrytëzua me “ngazëllim” nga mediat, që paraqiten sistematikisht në borderonë e Edi Ramës.

Ndërkohë që menjëherë pas `incidentit` Peka e ka cilësuar ndërprerjen “teknike” dhe i është rikthyer intervistës me Bashën, pas emisionit në orët e vona të natës, (nga mediat “rilindase” kishin shpërthyer abuzimet), ai bëri edhe një sqarim të shkurtër në faqen e tij në FB i cili më së shumti i drejtohej ndjekësve të shumtë të emisionit.

““Incidenti”!!! Igli, operatori në emision kaloi një gjendje lipotimie ku për pasojë u rrëzua dhe ra mbi kamera e ekranet e skenografisë. Tani është shumë mirë dhe gati për intervistën e radhës me Edi Ramën në studion e “SYRI Tv”…”, sqaron ai këtë aksident teknik, në emisionin “Çim Peka Live”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here