EMRI/ Ekzekutohet me injeksion vrasësi serial i homoseksualëve në SHBA

0
106

Një 57-vjeçar është ekzekutuar me anë të një injeksioni vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane raportojnë se Gary Ray Bowles,57-vjeçar, ishte kthyer ne një vrasës serial, ndërsa  viktimat e tij ishin vetëm burrat homoseksualë.

Ai  pranoi se vrau 6 burra në vitin 1994, nga Florida në Merilend, por  në fund u dënua vetëm për tre vrasje.

Hetuesit duke kontrolluar mbi të shkuarën e tij, konstatuan se 57-vjeçari ishte rritur në një familje abuzive, ndërsa punoi si punëtor seksi duke joshur homoseksualët përpara se të fillonte të vriste. Ai bëhet i burgosuri i 99 që ekzekutohet në Florida që nga viti 1976, kur dënimi me vdekje u rivendos nga Gjykata e Lartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here