’10 milionë euro për kilometër’/ Malltezi për punimet te ‘Zogu I’: Këta edhe të vjedhin, edhe të tallin…

0
101

Prej disa ditësh, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e Bulevardit “Zog I”.

Por a e dini koston e “punës” së rradhës në kryeqytet?

6 milionë euro për vetëm 613 metra gjatësi, thënë ndryshe 10 milionë euro për kilometër!
Por nuk mbaron me kaq! Vite më parë, kur kryeministri Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, pas punimeve po në këtë bulevard, do të shprehej se “ndërhyrja e rradhës do të bëhej pas 70 vitesh”.

Pikërisht për këto fakte reagon edhe shefi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

“Bulevardi Zog 1 duke u shkep. Para 12 vitesh njëri na vodhi 3 milionë euro nga taksat tona dhe na tha që e kishte zgjidhur punën dhe veç pas 70 vitesh do rikonstruktohej. Tani del një qerrata tjetër që na përlan 6 milionë euro për 613 m gjatësi (10 milionë euro për km!) se do ndërrojë pllakat. Këta edhe të vjedhin, edhe të tallin se nuk kanë as popull protestues dhe as shtet ligjor ku të vepronte ligji”, shkruan Jamarbër Malltezi në reagimin e tij.

Kujtojmë se, kontrata në fjalë, e cila sërish i është dhënë “Fusha sh.p.k, është nënshkruar më 26 qershor, pra tre ditë para kurorëzimit farsë të kryebashkiakut në zgjedhjet një partiake. /Syri.net

Image

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here