Restoranti që nuk shemb dot mihalizmin shtetëror

0
115

Nga Ilir Demalia

Paskan shembur restorantin e Mihalit. Po pastaj?!

Pyetja është, a do të jenë në gjendje shqiptarët të shembin shtetin e Mihalit dhe të ndërtojnë shtetin ligjor, kur Mihalin e ke në Tiranë, në Durrës, plazhin e pishave të Golemit, ku tashmë ka beton – pisha jo e jo, po as rërë – dhe është i tëri Mihal?!

Mihali është në Velipojë, Valbonë, Theth, Korçë, Sarandë, Butrint, Himarë, Qeparo, Borsh, në parlament, qeveri, prokurori, gjykata, Dogana, Polici, media, fondacione, Mihal intelektual.

Mihali nuk lindi sot!

Mihali lindi me barbarinë dhe plaçkitjen e pronës publike dhe private nga “mihalët” e qeverive të njëpasnjëshme të post ‘90 dhe në vazhdim, në bashkëpunim me militantizmin mihalist, si mihalizim i shoqërisë që rriti Mihalin si mihializëm në gjirin e vet.

Restoranti i shembur i Mihalit sot nuk shemb dot mihalizimin shtetëror-politik.

Kur të shembet dhe të japë llogari shteti dhe politika e këtij 30-vjeçari për mihalizmin e Shqipërisë dhe shtetit të Mihalëve, atëherë mund të thuhet se u shemb edhe restoranti Mihalit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here