Marku dhe Donika Prela janë dy Katicat e Ramës, ja çfarë i pret…

0
95

Kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas deklaratës së jashtëzakonshme u pyet edhe për çështjen e mbylljes së dosjes 184. Basha deklaroi se mbyllja e dosjes së Dibrës tregon, se qeveria po vepron si grupi i strukturuar kriminal i cili duhet të hetohet urgjentisht

“Guximi që kanë marrë për të përpjekur për të mbyllur një çështje që e ka marrë vesh gjithë Europa tregon se dëshpërimi i Edi Ramës është i tillë sa ka vendosur të shtyjë këto masha të pushtetit të tij si Arta Marku dhe Donika Prela drejt vetëflijimit. Me veprimin që kanë ndërmarrë sot të dy janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji. Kanë shpërdoruar detyrën duke mbuluar një vepër të rëndë kriminale. Prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre”, ka deklaruar Basha.

Gjithashtu kreu i opozitës nuk ka nguruar që ti paralajmërojë dy prokuroret, se do të kenë shumë shpejt fatin e kryeprokurores speciale në Maqedoninë e Veriut. “Arta Marku dhe Donika Prela janë dy Katicat e Edi Ramës”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here