Standard.al

‘Kopuku i Librazhdit’ i shfarrosi pyjet e Rrajcës….vjen denoncimi i fortë nga Malltezi!!!

0

Edhe pse moratoriumi për mbrojtjen e pyjeve është ende në fuqi, në Librazhd vazhdon shkatërrimi i tyre edhe në mes të ditës.

Alarmi vjen nga Jamarbër Malltezi, Shefi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, ku publikon edhe një video, Malltezi akuzon deputetin e PS në këtë zonë, Taulant Ballën si përgjegjësin kryesor për këtë situatë absurde dhe antiligjore, përcjell Syri.net.

“Na rroftë moratoriumi dhe zonat e mbrojtura në letër. Kopuku i Librazhdit i shfarrosi pyjet e Rrajcës”, shkruan Malltezi në reagimin e tij.

Zona në fjalë është  e mbrojtur. Ajo ka varietete të mrekullueshme për tu vizituar dhe ndodhet në brezin e gjelbërt të Evropës dhe është pjesë e një zone të gjerë dhe komplekse gjeografike .

Zona dallohet për florën e pasur dhe shumë të larmishme, prej kushteve të përshtatshme të terrenit dhe formave të tyre të shumta gjeologjike e gjeografike. Ndër llojet e bimësisë mund të përmendim: ahun, lajthin, çajin e malit etj.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.