‘Gjendja momentale e Shkodrës’/ Ademi: Ne vijojmë punën në mënyrë korrekte, nuk ndikohemi nga presionet e politikës!

0
107

Kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, e pyetur se kush vendos për Shkodrën, u përgjigj se pavarësisht presioneve të politikës, e mbështetur nga grupe që janë dhe kanë qenë në qytet, qëndrimi  korrekt është koracë mbrojtëse për të vijuar punën në mënyrë korrekte.

”Qyteti ka problematikat e tij, e para që lidhet me mungesën e vëmendjes prej 6 vitesh. Ka kaluar telashe jo të vogla, por e rëndësishme është që pavarësisht presioneve të politikës, e mbështetur nga grupe që janë dhe kanë qenë në qytet, qëndrimi ynë korrekt është koracë mbrojtëse për të vijuar punën në mënyrë korrekte. Politika pa diskutim që do të bëjë pjesën e vet por besoj se do të ketë zhvillime sepse nuk vazhdohet kështu”.

Në lidhje me bllokimin prej disa orësh të fondeve për Shkodrën, Ademi theksoi se thesari pati me ne një komunikim të parregullt dhe të nxituar. ”Mora përsipër që t’i drejtohesha Ministrisë së Financave sepse po ndalonte puna në qytet. Ishte një e-mail i pazakontë që mori përsipër të shqyrtonte mandatin e kreut të bashkisë. Gjithsesi, Ministria e Financave u tërhoq dhe dje ka vijuar puna normalisht”. Ademi përsëriti se ”Shkodra ka nevojë për zgjedhje sa më parë, pasi u është mohuar e drejta e zgjedhjes”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here