Standard.al

Frontex/ Refugjatët në Shqipëri, 13 raste në hetim për akte terroriste

0

Frontex ka 3 muaj që ndodhet në vendin tonë dhe përgjatë kësaj kohe, janë kapur rreth 1700 emigrantë të parregullt, që kanë tentuar të kalojnë transit nëpërmjet Shqipërisë. Që prej muajit maj, 50 oficerë të Frontex-it u vendosen në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi, ku nisën kontrollet në bashkëpunim me efektivë të policisë shqiptare. Drejtori për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj thekson se pjesa më e madhe e tyre janë kthyer vullnetarisht, e ndërsa 13 persona të cilët janë kapur pa dokumentacione janë çuar në qendrën e mbyllur në karrec, për të cilët tashmë kanë nisur edhe verifikimet nëse janë persona të skeduar më herët për akte terroriste.

”Në total janë kapur rreth 1700 shtetas të huaj, emigrant të parregullt të cilët kanë tentuar të hyjnë në Republikën e Shqipërië. Nga ky numër, rreth 85% e tyre janë pajisur me ardhra largimi vullnetar, ndërsa pjesa tjetër i janë ushtruar të gjitha detyrimeve ligjore përsa i përket marrjes së azilit në Shqipëri. Ata aplikyar për azil që në momentin e parë që janë kapur, deri në marrjen e një përgjigje positive apo negative, për këta shtetas që kanë aplikuar, këta shtetas trajtohen në qendrën e azilkërkimit në Babrru. Rreth 13 shtetas prej tyre janë dërguar në qendrën e m,byllur të karrecit, pasi nuk kanë pasur dokumentacionin për identifikim”,thotë në një intervistë për ”Report Tv”.

Merkaj shprehet se vendi që mban numrin më të lartë për kapjen e emigrantëve të paligjshëm është Korça, qytet ky i përdorur më së shumti si rrugë tranziti për ta. ”Kufiri i gjelbër, i cili është më i “frekuentuar” nga emigrantët të cilët tentojnë për të hyrë në Republikën e Shqipërisë është Korça. Atje është edhe numri më i shtuar i të kapurve që është bërë nga ana e Frontex-it dhe punonjësve të Policisë Kufitare, rreth 1300 shtetas”.

Drejtori për Kufirin dhe Migracionin tregon edhe arritjet më të mëdha që ka sjellë bashkëpunimi me Frontex. ”Është rritur në mënyrë të ndjeshme kapja e shtetasve, e emigrantëve që vijnë nga vendet në konflikt, si Siria, Iraku dhe Pakistanezët, është rritur me 250% kapja e këtyre shtetasve në vijën kufitare. Pozivitet tjetër është se jo vetëm emigrantët, por edhe veprat penale të cilat janë evidentuar gjatë kësaj periudhe për kufirin e gjelbër janë positive, siç është rasti i Gjirokastrë, ku persona të ndryshëm kanë tentuar të sjellin mjete motorrike të vjedhura nga Greqia”. /Report Tv/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.