“Më datë 21.08.2019, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Gj., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën Durrës – Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e traumës Tiranë shtetasin Z. A., 77 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290/2 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.