”Dosja 184”, Vasili: Zyrtarët e PS nuk i shpëtojnë drejtësisë…

0
160

Pas vendimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të shpallur moskompetencë për dosjen e bujshme “184” të përgjimit të zyrtarëve të PS në zgjedhjen e votave, duke e dërguar këtë dosje për hetim në Dibër, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se Prokuroria ka shpërdoruar detyrën dhe është përpara akuzës.

Në një konferencë për shtyp, Vasili nënvizoi se dosja “184” është mbyllur qëllimisht, në mënyrë që zyrtarët e PS t’i shpëtojnë drejtësisë. Vasili paralajmëroi socialistët dhe Prokurorinë se nuk shpëtojnë dot, pasi do ketë patjetër një shtator.

“Në këtë batërdi të jashtëzakonshme janë përfshirë ministra, drejtorë, policë, e tërë horrat e PS që vjedhin vota. Kjo Prokurori është në kushtet e plota të shpërdorimit të detyrës. Prokuroria sot është përpara akuzës. Bëri bllokimin e dosjes “184”. E kanë mbyllur qëllimisht. Në Shqipëri nuk funksionon Reforma në Drejtësi dhe pjellat e kësaj reforme të kapur po mbyllin dosjet. Çdo gjë e qytetarëve është e rrezikuar. Zyrtarët e dosjes “184” nuk i prek më njeri. Ata nuk shpëtojnë dot, e nëse shpëtojnë deri nga fundi i verës, do ketë patjetër një shtator”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here