Standard.al

Vera po ikën, por jo i nxehti! Ballkani do të vazhdojë të ndikohet…

0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi sot se edhe pse pas disa ditësh gradualisht do të mbyllet stina e verës, si vendi ynë ashtu dhe rajoni i Ballkanit do të vijoj të ndikohet nga masat ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Në këtë mënyrë edhe sot vendi do të ketë mot të kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës (kryesisht relievet malore). Temperaturat në vlerat maksimale pritet të arrijnë 33-37°C, tendencë kjo e cila po vijon dhe do të vijoj edhe për ditët në vazhdim.

Edhe nesër pritet që vendi ynë të ketë mot të kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare në zonën e jugut. Temperaturat në vlerat minimale pritet të jenë pothuajse të njejta me ato të ditës së sotme (17-23°C) ndërsa ato të mesditës një rritje prej 1-2 grad me termometrin që pritet të shënoj 34-38°C.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.