Standard.al

Media shqiptare sërish në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur, punoi 40 vite në media

0

Lajm tjetër i zi për gazetarinë shqiptare. Pas ndarjes nga jeta të Fatos Baxhakut, ditën e sotme një tjetër gazetar ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati Maksim Sinemati.

Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Sinemati u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.

Maksim Sinemati punoi me përkushtim për rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), si drejtor i redaksisë së Lajmeve të Jashtme.

Ai nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht nga trajtimi i çështjeve ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e tij edhe gjatë viteve që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.