Tuesday, March 19, 2024
Home Aktualitet Ish-kapiteni i Romës, De Rosi: Unë i vjetër? I vjetër është Bufon...

Ish-kapiteni i Romës, De Rosi: Unë i vjetër? I vjetër është Bufon dhe luan ende

0
117
Daniele De Rosi, ish-kapiteni i Romës që kaloi gjysmën e botës për të veshur fanelën e Boka Juniorsit në fundin e karrierës së tij, ka folur për kanalin ESPN, teksa me të qeshur i ka vënë kapak argumentit të moshës, duke bërë një krahasim me mikun e tij Xhanluixhi Bufon, portieri 41-vjeçar i Juventusit.

“Unë i vjetër? Jo, i vjetër është Bufon, ai po është me të vërtetë plak. Unë isha akoma i ri kur fituam Botërorin në vitin 2006 në Gjermani. Shpesh flasim në grupin e ëhatsappit që kemi hapur ne pjesëmarrësit e atij botërori. Kam folur me Xhixhin për vendimin tim për të ardhur në Argjentinë. Ai është shumë i lumtur për mua dhe për zgjedhjen time”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here