Humbin jetën dy ushtarë amerikanë në Afganistan

0
133

Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë në Afganistan, njoftoi Aleanca Veri-Atlantike (NATO). Ata janë vrarë “gjatë një aksioni” tha misioni i NATO-s. Emrat e tyre nuk u bën të ditur, derisa të bëhet identifikimi nga anëtarët e familjes, në pajtim me rregullat e Pentagonit.

Deklarata nuk jep detaje se si u vranë ushtarët amerikanë. Incidenti ndodhë në kohën kur SHBA-ja po negocion me talibanët arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës afro 18-vjeçare afgane.

Shtetet e Bashkuara përfunduan zyrtarisht misionin e saj luftarak në Afganistan në vitin 2014, por rreth 14,000 trupa amerikane mbeten në vend, kryesisht duke trajnuar dhe këshilluar forcat qeveritare që luftojnë me talibanët, mbështetësit e grupit ekstremist Shteti Islamik dhe militantë të tjerë.

Më shumë se 2.400 anëtarë të shërbimit amerikan kanë vdekur në Afganistan, që nga pushtimi i drejtuar nga SHBA-ja më 2001, për të mundur talibanët. /Rel/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here