Standard.al

“Çmenduri” në “Camp Nou”/ Barcelona, ja oferta e radhës për Neymar …

0

Barcelona nuk heq dorë nga pista që dërgon Neymar në “Camp Nou”. Klubi katalanas preferon të bëj një skuadër solide në edicionin që sapo ka nisur dhe në krye të dëshirave të tyre ndodhet braziliani i PSG-së.

27 vjeçari i larguar dy vite më parë nga Barcelona ka krijuar një hendek të madh që prej asaj kohe dhe spanjollët janë të bindur se rikthimi i tij do të ishte mjaft i vlefshëm. Por, nëse kërkon një futbollist të kualiteteve si Neymar duhet që të paguash. E këtë konfirmon edhe “Mundo Deportivo” që zbulon se Barcelona është e gatshme të bëjë një ofertë të re për PSG-në.

Blaugranët kërkojnë një hua dy-vjeçar me detyrim blerje për shifrën e 200 milionë euro. Shumë mjaft e kripur kjo dhe mjaft e përafërt me atë që PSG pagoi në arkat e klubit spanjoll vetëm dy vite më parë. Asokohe, PSG shlyu të gjithë klauzolën e Neymar, që kapte shifrën e 222 milionë euro.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.