Bllokimi i buxhetit/ Ademi: Veprim i paprecedentë dhe politik, dëmton qytetarët shkodranë

0
146

Në përgjigje të interesit të gazetareve, gjatë një inspektimi të punimeve që po kryhen ne territor me të ardhurat e vetë qeverisjes vendore, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi i është përgjigjur interesit të gazetarëve për çështjen e bllokimit të veprimeve në Degën e Thesarit Shkodër.

Kryebashkiakja e ka konsideruar të paprecedentë veprimin e Ministrisë së Financave, me qasje partiako-politike dhe që dëmton Shkodrën e shkodranët përmes bllokimit të investimeve dhe shërbimeve me të ardhurat e vetë Bashkisë.

“Ne operojmë me fondet e familjes sonë, të banorëve të Shkodrës, si një familje e madhe. E vetmja bashki në Shqipëri që mbahet me atë se çfarë banorët e Shkodrës kontribuojmë përmes taksave dhe tarifave vendore. Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin.

Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki. Është një tagër që nuk i takon. Është përgjegjësi institucionale dhe individuale, në atë që ata kanë shkruar me e-mail me bashkinë e Shkodrës. Nuk ka komunikim zyrtar, është e pamoralshme”, tha Voltana Ademi.

Ademi theksoi në fund të prononcimit të saj se, shpreson në një reflektim të ministres së Financave për të vijuar normalisht investimet dhe shërbimet e planifikuara në bashkinë e Shkodrës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here