Analizat e fëmijëve, këtë vit në 4 poliklinika për të shmangur radhët

0
92

Fillimi i viti të ri shkollor është stres më shumë për prindërit sesa për fëmijët, të cilëve u duhet të ndërpresin pushimet.

Për t’u regjistruar në kopshte apo çerdhe, çdo fëmijë duhet të bëjë më parë analiza “coproculture” dhe në çdo fund gushti prindërit duhet të mbanin radhë të gjata pranë njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ish Drejtoria e Higjenës.

Për të shmangur radhët si dhe për të lehtësuar prindërit këtë vit analizat do të kryhen në katër poliklinika në Tiranë.

Këto analiza kërkohen si për fëmijët që regjistrohen për herë të parë në çerdhe ashtu edhe për ata që regjistrohen për herë të parë në kopsht. Edhe nëse fëmijët kanë frekuentuar më parë çerdhen.

“Prindi merr një rekomandim tek mjeku pediatër dhe bashkë me rekomandimin dhe mostrën e analizës shkon tek poliklinika dhe i dorëzon. Po kështu përgjigja del brenda 2 apo 5 ditësh sërish pranë poliklinikës”, shprehet

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor ku është dhe laboratori i cili kryen analizat u kujton prindërve se analizat e fëmijëve mund ti bëhen që tani pa pritur ditët e fundit kur dhe mund të ketë fluks me të madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here