Standard.al

Shumë shpejt do të publikohen dokumente që implikojnë në afera droge Olsi Ramën!!! Çfarë pritet???

0

Ish kryeministri Sali Beisha ka hedhur akuza për vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën për të cilin shkruan se shumë shpejt do të bëhen publike dokumente që e implikojnë atë direkt në afera të mëdha droge.

Sipas Berishës këshilltari i mirënjohur i CDU dhe miku i shquar i Shqipërisë, Martin Henze ka informuar për ekzistencën dhe publikimin së shpejti të fakteve klamoroze për rrethin familjar të Edvin Mafise dhe këtu fjala është për Osi Drogën!

Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit:

Bombë shkatërrimtare në Oborrin e Kreut të Meduzës, Edvin Mafisë!

Rama shiti Olsin për menderen e tij. Por vet është në tavë dhe i pashpresë, kreu i meduzës apo Padrino i mafies së drogës.

Miq, me dt 13 gusht me një status të veçantë me titull:

“Edvin Mafia për lekuren e tij po shet Olsi Drogën” unë pas deklarates në të cilën Rama tha se: “Jo Valdrini por Vellai i im të jetë (Pra Olisi aq i perfolur per aferen e Xibrakes dhe perdorimin e Klubit Partizani për të larë paratë e pista, shenim i imi) s’ka shanse të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mua”, paralajmerova se Rama shiti Olsin për të cilin ekzistojnë dhe do bëhen publike dokumenta që e implikojnë atë direkt në afera të mëdha droge!

Sot pas 7 ditësh keshilltari i mirenjohur i CDU dhe miku i shquar i Shqipërisë, Martin Henze plasi bombën në Oborrin familjar të Edvin Mafisë.

Ai informon ekzistencën dhe publikimin se shpejti të fakteve klamoroze për rrethin familjar të Edvin Mafisë dhe këtu fjala është për Osi Drogën!

Eksperti gjerman pranë CDU-së, për zhvillimet ekonomike dhe politike, Martin Henze, në një prononcim për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, duke u përqendruar tek rasti i Valdrin Pjetrit, i cili dha dorëheqjen si pasojë e publikimit të dokumenteve nga drejtësia italiane, ka dhënë edhe një lajm të fortë për çfarë pritet në vijim.

Sipas tij pas Valdrin Pjetrit në javët në vijim priten zbulime të forta edhe për rrethin familjarë të kryeministrit Edi Rama. Këtë deklaratë të fortë Henze e ka lëshuar gjatë një prononcimi për gazetën “Shekulli”.

LEXO EDHE:

Manjani: Si ndërtoi Edi Rama shtetin e Sundimit, në vend të atij të Shërbimit!

“Ekzistojnë disa aspekte dhe gjithashtu dy grupe të synuara për tu vëzhguar, nga njëra anë vendet e huaja dhe nga ana tjetër qeveria shqiptare Rama.

Shqipëria nuk është më një shtet kushtetues.

Nuk ka ndarje të pushteteve.

Një shtet i qeverisur nga Kryeministri Rama në të cilin arbitrariteti favorizohet masivisht. Shembulli i z. Valdrin Pjetri, i cili dyshohet se u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës më 30 qershor 2019 dhe që tani është duke deklaruar dorëheqjen e tij, se ai ka qenë në burg për një vit për veprat penale të drogës, është një shembull i mirë i asaj lloj qeverie, me çfarë lloj kryeministri kemi të bëjmë aktualisht në Shqipëri.

Do të ketë më shumë zbulime gjatë javëve në vijim, të cilët përqendrohen edhe në rrethin më të afërt, familjar të Ramës. Diçka është bërë në reformën gjyqësore që ka çuar në rrëzimin e të gjithë sistemit demokratik dhe ligjor të Shqipërisë; asnjë zgjidhje e përkohshme nuk është zbatuar për fazën e ndërmjetme, midis shkarkimit të gjyqtarëve dhe zëvendësimit.

Stabiliteti i sistemit në Shqipëri do të ishte arritur vetëm përmes një bashkimi të lirshëm të nënsistemeve të veçantë. Reforma totale gjyqësore fillimisht nënkupton ndërprerjen e reagimit negativ të zinxhirit, d.m.th. implikimin e të gjithë sistemit juridik demokratik. Ashtu si me një shkëmbim organesh të zemrës, zemra hiqet, nuk ka zgjidhje të përkohshme, zemra e re zbatohet, por durim është vdekja.

Avantazhet e një zgjidhjeje të përkohshme do të ishin të dukshme: Kurseni kohë sepse shkëmbimi i gjyqtarëve në Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Kushtetuese nuk do të shkatërronte të gjithë sistemin e Shqipërisë, funksionalitetin e tre fuqive: Gjyqësor-Legjislativ Ekzekutiv. Përgjegjësia politike për këtë varet vetëm nga qeveria Rama dhe partia e saj, PS.

Për më tepër, shoqëria civile shqiptare ka humbur besimin absolut në aftësinë e shtetit kushtetues shqiptar të Ramës dhe këshilltarëve të saj të huaj për të reformuar, që është një zhvillim shtesë, serioz dhe rezultat i një reforme gjyqësore të organizuar joprofesionale nga qeveria Rama. Në thelb, është një çrregullim serioz njohës në sistem, i rënduar nga disa konsulentë të instrumentalizuar nga qeveria, e vërtetë për moton: sepse asgjë nuk mund të ndodhë nëse nuk lejohet të ndodhë”, thotë eksperti i CDU Henze.

Statusi im: Edvin Mafia për lekurën e tij po shet Olsi Drogën!

Miq, Edvin Drogës po i shtrëngohet laku në fyt!

Pasi e kishte mbrojtur deri sot Valdrin Drogën dhe kishte bllokuar hetimet sot ai në një postim në tëitter deklaroi:

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë ( fjala është për Olsin), s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale,( me fjalë tjera është e Olsit dhe jo familjare)

Edvin je i pa shpresë çfarë është e Olsit është edhe e jotja dhe kjo është e dokumentuar)
Miq, këtë deklaratë Edvin droga e bëri për Osin sepse duket se është informuar se është i dokumentuar me zë dhe figurë bashkëpunimi i ngushtë i Olsit me kreun e grupit të Xibrakës Genti Xhixha, të cilin vellaçko Olsi e përcolli nga Shqipëria pas leshimit të urdhër arrestit nga prokuroria.

Perveç kesaj vet Edvini është në tavë por duket se po pregatit Olsin qe të dëshmojë kundër pergjegjësisë dhe implikimit familjar. Ndaj dhe Edvini mbyll postimin e tij në tëitter:

“Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!”

Edvin akuzoje sa të duash Olsi drogën vet nuk ke shpëtim. Rama ik!

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.