Standard.al

‘Konstituimi në Shkodër’/ Këshilltari i PS: Ky Këshill është një turp, 30 qershori ilegjitim pa opozitën

0

Arbis Vjerdha është një prej këshilltarëve të rinj të PS në këshillin e bashkisë Shkodër i cili e quan një turp konstituimin që u bë një ditë më parë edhe pse është edhe vetë pjesë e atij këshilli ndërsa tregon edhe arsyet

Vjerdha shprehet se do të jetë një zë në këshillin e ri bashkiak që nuk do të lejojë socialistët të bëjnë asnjë shkelje. Vjerdha është vetë një socialist por nuk është aspak dakord me votimet e 30 qershorit pa opozitën

Kohë më parë kryeministri Rama vlerësoi Arbis Vjerdhën si një sportiest me rezultate dhe për këtë Vjerdha thotë se është kryeministri që i ka bërë nder vetes duke përmendur emrin e tij

Më përpara Arbis Vjerdha ka qenë pjesë e PS por tashmë për një sërë arsyesh është distancuar ndërsa prej kohësh është një prej zërave kritik në radhët e socialistëve.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.