”Kalojnë si të tërbuar”/ Kalimtarët: Jemi në çdo moment të rrezikuar, kemi frikën e fëmijëve…

0
96

Gushti ka shënuar shtim të aksidente, që cilat kanë lënë edhe pasoja fatale. Ekspertët theksojnë se fajtorë përveç shoferëve janë edhe kalimtarët. Aksi rrugor nacional Korçë-Pogradec nuk plotëson standardet e sigurisë dhe është bërë burim aksidentesh. Në mungesë të mbikalimeve dhe nënkalimeve, këmbësorët kalojnë rrugën nacionale mes përmes. Ata janë të ndërgjegjshëm për rrezikun që iu kanoset por nuk kanë zgjedhje tjetër.

“Makinat kalojnë. Jemi me fat. Shumë aksidente kanë ndodhur. Të frikësuar jemi. Në çdo moment të ditës të rrezikuar jemi. Si ne edhe fëmijët. Fëmijët e përdorin këtë aks sepse kanë shkollën këtu. Çdo sekondë e minutë duhet të kesh vëmendje të madhe. Duhet të kesh shumë-shumë kujdes kur kalon kryqëzimin. Nënkalimet janë më të sigurta sesa mbikalimet, sepse pleq, plaka, të sëmurë, invalid nuk kalojnë në mbikalime se e kanë të vështirë”, shprehen qytetarët.

Një tjetër problem në këtë aks janë edhe tregtarë ambulantë në anë të rrugës. Ata shprehen se pavarësisht se cenohet siguria në rrugë dhe vetë jeta e tyre, kjo është e vetmja mënyre mbijetese për ta. Numri i aksidenteve dhe bilanci i jetëve të humbura përgjatë këtij aksi si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë është mjaft i lartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here