Standard.al

Debate të ashpra/ Socialistët shkodranë: Na turpëruat me Valdrinin…!!! S’duam urdhra nga Rama e Balla…

0

Debate të ashpra mes socialistëve shkodranë dhe të deleguarve të Edi Ramës.

Debati ka qenë me tone të larta dhe Senida Mesi që ka çuar mesazhin e Ramës në Shkodër, është vënë për shpatulla pas muri.

Socialistët shkodranë janë shprehur të revoltuar për sjelljen e Valdrin Pjetrit dhe emërimin e tij si kandidat pa i pyetur fare.

Ata janë shprehur se janë turpëruar dhe nuk kanë më fytyrë për të kërkuar vota.

Por reagimet kanë qenë edhe më të forta, duke mos pranuar që të marrin urdhra nga Edi Rama, por sidomos nga Taulant Balla.

Debatet janë zbardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Breaking News!

Tjeter votojne narkokeshilltaret monist te Shkodres tjeter ju emeron narkopartia ne krye!

Lexoni mesazhet e socialisteve dixhitale! sb

Përshëndetje doktor!

Si mbështetës i flaktë i të majtës dhe kundërshtar i juaji prej 2 dekadash, nuk e mendoja kurrë se do të të shkruaja për t’u ankuar, por ja që fundërinat komunisto-kriminale me detyruan.

Jam një nga antëtarët e Këshillit të Bashkisë Shkodër të konstituuar sot.

Prej vitesh kam kontribuar për Partinë Socialiste, përfshirë edhe zgjedhjet moniste të këtij viti.

Dje pasdite kishim mbledhjen para konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe disktuam dy alternativa, Luan Hetën dhe Arvit Osjen. Në mes të këtyre dy këshilltarëve ndahej mbështetja e mbi 90% të këshilltarëve për postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Papritur, pa pyetur fare për vullnetin tonë, mbrëmë rreth orës 22:00 vjen urdhëri nga Tirana për të votuar një person anonim të quajtur Brisiela Truma Kadija, ndryshe do përjashtoheshim nga partia.

Pra, neve punuam gjoja për Partinë Socialiste, dhe na vjen urdhëri për të votuar një person anonim vetëm se është bija e ish-gjykatësit komunist Luan Truma dhe ka suportin e Tom Doshit që prej 4 vitesh punon kundër Partisë Socialiste.

Pra, në partinë tonë komunisto-kriminale, të kërkohet të punosh për të, por nuk pyetesh për asgjë dhe nuk ke as të drejtë mendimi. Neve punojmë për PS-në dhe postet i merr Tom Doshi që punon për veten e tij, dhe kundër PS-së.

– Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Brisiela Kadija, bija e një ish-gjykatësi komunist dhe e preferuar e Tom Doshit.

– Nënkryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Suada Selimaj, Tom Doshi, sepse ky i fundit i ka punësuar në OSHEE, atë dhe 5 pjesëtarë të familjes së saj, a thua OSHEE-ja është kompani private e fisit Selimaj. Suada Selimaj bashkë 2 anëtarë të familjes janë në pozicione drejtuese në OSHEE, për të vetmen meritë se i servilosen Tom Doshit..

Të shkruajta me profil fallco, se faqja juaj përgjohet. Të uroj shëndet!

“Pershendetje

Dr . Berisha

Doja me denoncu nje fakt

Te keq te rilindjes

Nje nga drejtuesit e rinj te keshillit bashkiak eshte vendosur Suada Bashkim Selimi. Mbesa e Xhemal Selimit. Kriminelit qe beri shume krime, madje me doren e vet.

Keta kane ozurpuar Shume vende pune ne Oshee(mbi 4 vende pune ne kete sektor) gjithe te perlyer ne korrupsion

Por thelbi ketij denuncimi eshte Se Edvin Kristaq Rama po rikthen keto pinjoll te ketyre familieve koministe qe Shkodra i largoj me vote dhe me plumba nga pushteti( kujtoj vrasjen e kriminelit Xhemal Selimi ne Mars te 1992)

Tani e Edi Rama po provokon Shkodren perseri me vendosjen e ketyre ne poste Drejtuese dhe cfare eshte me keqja duke vendosur njerez pa moral ne krye te Institucioneve

Shpresoj qe Shkodra Te mbledhi vetin dhe mos ta dorzoj nderin e vete ne duart Luan Harushes me Shoke

Kete informacion mund..”

Shënimet e Takimit (Minutat)

 Vendi i takimit:

Selia PS- Dega Shkodër

Qëllimi i takimit: Mbledhje me Anëtarë të Këshillit Bashkiak 2019 dhe AS Bashkisë
 

Data e takimit: 18.08.2019

Objektivat e takimit:

Zgjedhje e Kryetarit të KB, n/Kryetarëve dhe Anëtarëve për Këshill Qarku

 

Koha e takimit: 19.00
 Pjesëmarrës:

Deputetët: Luan Harusha, Senida Mesi; Edmond Emini, Kryetar AS; Astrit Beci, Koord.Elektoral, Këshilltarët Bashkiak, Kryetar KS në NJA

 

 

 

Munguan: Oltion Luli (ndodhet jashtë vendi);

 Çështjet e diskutuara
Senida Mesi: Si e deleguar nga Kryeministri dhe Sekr.Përgjithshëm i Partisë z. Balla iu përcjell urdhrin e Kryeministrit që kandidatja për Kryetare Këshilli të jete grua. Për këtë ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga T.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga Partia.

(zhurmë në sallë)

Tereze Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini e të kërkoni falje për Kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni! Por e njohu KM Valdrinin që na e soli pa pyet?? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë! Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë e mos ta shtojmë turpin…

Senida Mesi: Të mirkuptoj. Nuk të heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndoshin shpesh edhe kur të jeni në Këshill Bashkiak.

Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po..po. Se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vite jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas, se kam sjellë ma shumë vota se secili në këtë sallë…Dhe mos më drejto gishtin mua kur flet!!

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt!

Tereze Brigja: Ne jemi në demokraci, dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prap figurë tjetër… Flas se kam kontribut në vite…kam derdhë djersë. A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në maje të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë?? Nuk e dini…se nuk ka të ngjashëm në qytet kjo sforco…Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votë…se jena malsorë e kena besë! Keni bërë gabim fatal, dhe tani vini prap na komandoni! Të zhytur në turp!

Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne! Nëse ti i jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe vjen e na vendos Veto këtu, harron peshën e grupimit…të partisë dhe të votës!! Dhe të kërkoj hallall që të kena ba deputete, se ma ato vota je bërë deputete!!

Diana Muriqi: Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka? Nuk e thotë ligji! Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën!

Dhurata Tyli: Në mbledhjen e të premtes, Kryetari na dha mesazh që të jemi të bashkuar. Nëse ju propozoni Briselën, ne le ta vendosim!

Anton Deda: Një sekond! Jo, ne duam Arvit Osjen!

Lulash Nika: Ju jeni deputetë të Qarkut, duhet ju të dakordësoheni më parë. Bënu bashkë dhe dilni me një propozim!

Senida Mesi: Po e kemi dakordësuar ne deputetët! Vendosëm Brisela Kadia

Luan Harusha: Ky është një propozim, vendimet i merrni ju!

Luan Heta: Situata është e paprecedent. Nuk i vemë faj askujt…Ne kemi humb pa kundërshtar dhe kjo nuk na falet. Ngjan me një mallkim! Jam plotësisht dakord me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzën se doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe e mër në emër të KM dhe T. Ballës!!!

Senida Mesi: Ne kemi urdhëër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak.

Bledina Nika: Kjo mënyrë komunikimi si e jotja moj Senidë, iu jep rezultatin që merrni në qytet…

Teuta Zaja: Prezenca e madhe e grave në këtë sallë, na imponon më shumë qetësi dhe vetëpërmbajtje! le të tregojmë qytetari! Ndoshta Senida u shpreh gabim. Por me sa e noh unë figurën e Briselës jam dakord që të jetë një grua, por me qëllim që ta pjekim këtë vendim këtu. Pastaj të diskutojmë nëse duhet Nersada…Aurora..Diana..

Lush Marku: Nuk më pëlqen ky lloj diskutimi. Na duhet të tregojmë tolerancë. Kur nuk gjejmë konsensu në këtë sallë, mendo në sallë tjeter…Debate kemi bërë përherë në parti, ama kemi dakordësuar vendime këtu. Dhe mbi të gjitha kemi bërë përherë analiza. Duhet vetëpërmbajtje. Mirë e tha deputetja, Kryetari i KB i takon të jetë një qytetare shkodrane, grua dhe me eksperiencë. Pastaj…mandate të falura i kmei! Se sa të fortë jemi, u tregua…Sa u respektua Shkodra e kuptuam. Me mandate të falura, çna prish punë kush do jetë Kryetare! Jam dakord me Briselën. I uroj suksese! Do të ishte turp po të mos merrnim 40 vota.

Hilmi Sakti: Po ne nuk jemi repart ushtarak, që urdhërohemi kështu!

Sokol Zaimaj: Mbase jemi të ngarkuar për çka na ka ndodhë…prandaj jemi dhe kaq të irrituar. Të vetëpërmbahemi. Unë propozoj Arvit Osjen, dhe Jona Lëqejzën për n/Kryetare.

Besmir Vukaj: Ne të votojmë këtu për çdo person! Që nesër të shkojmë me rezultat të dalë nga vota!

Marjan Ndërshtiqaj: Kjo mënyra si po procedohet në PS spo na motivon hiç ne të rinjve. Si i thonë në Shkodër ‘tavë krapi’ ashtu po na serviren Kryetarët…dhe kjo po na bëhet shumë kosto. Unë propozoj Arvit Osjen për Kryetar!

Hilmi Sakti: Kam punuar në ushtri sa kohë, dhe kështu ‘demokracie’ skam parë kurrë. Këtë vajzën po e digjni kot, veç nga kjo mënyrë si po e hidhni në treg…Të paktën na propozoni dhe një djalë dhe le ta votojmë. Unë propozoj Arvit Osjen. Gjithahstu salla që keni zgjedhë për Konstituim nuk është menduar fare…te ish-Komiteti Partisë!!! Lutem konsiderojeni sa më parë ta ndryshoni!

Daniela Jakoja: Kam një problem personal! Po më godasin në rrjete sociale me profile fallco për shkak të përkatësisë time etnike. mendoj se është nga kjo sallë. Kush të ketë diçka personale, le ta flasë në sy! Me këtë rast propozoj veten për n/kryetare këshilli se kam biseduar më heret dhe me Valdrinin…

Gerald Hasaj: Kjo mënyrë propozimi të emrave është shumë problematike! E pësuam për Bashkinë! Pse na detyroni prap? Unë propozoj Arvit Osjen.

Kristi Shllaku: Propozoj Arvit Osjen.

Nersada Mandija: Propozoj Arvit Osjen. Le ta bëjmë me votim, edhe të hapur. Të çojë dorën kush është për Arvit Osjen, Kryetar!

 

(Ngrihen 32 duar)

Senida Mesi: Një sekond se po na ngatërroni!!Ka vendim politik për këtë. Brisela është kandidatura e dakordësuar nga ne deputetët.

Brisela Kadia: I kuptoj polemikat për 2 arsye. E para për shkak të situatë s ë ditëve të fundit, dhe e dyta se nuk jemi mësuar e pushtet. Unë jam kontaktuar para një muaji për këtë pozicion. Kam mbështetjen e deputetëve, e kisha dhe të Valdrinit.

Hekuran Gjorreta: Na vinë veç katapultime. Nuk jemi dele. Prap po na katapultoni. Unë nuk e njoh

Hilmi Sakti: Të bëjmë proces, të zgjidhet këtu brënda nesh, sonte!

Aurora Dibra: Ju falenderoj për kandidimin, si dhe për përfshirjen në skuadrën e KB Shkodër, edhe pse kam kaluar dhe 1 mandat para 8 vitesh. Nuk kam aspirata për Kryetare, ama çështjet e mjedisit të cilat jnaë specialiteti im profesional dëshiroj të vazhdoj ti çoj përpara. Nesër jam për votim unanim, pasi ta kemi dakordësuar këtu.

Luan Heta: Unë jam 1 nga ata që kam dëshirë për Kryetar por jam tërhequr!

(salla njëzëri: kur u tërhoqe se ti na ke bërë telefonata për votë)

U tërhoqa tani,pra! Të dalim me emrin për të cilin kanë konsensus ata lart! Janë vendime politike!

Arvit Osja: Është normale që kemi diskutime, edhe që çojmë zërin. Më shqetëson si u hap mbledhja dhe si na servirët një emër nga ‘lart’. pa na pyetur më parë. Brisela është mikeshë e imja, ndoshta dhe njeriu më i dahsur i imi në këtë sallë. Më shqetëson fakti që ju citoni fjalën e KM këtu apo të sekr,Përgjithshëm…nuk e vesoj kurrë se ata na imponojnë emër ne.

Senida Mesi: Edhe ti kur u zgjodhe Kryetar Partie, me një emër u votua!

Arvit Osja: E vërtetë, ama kishte zgjedhje pro/kundra. ne le të biem dakord sonte. Ama votimi është nesër në sallë të KB. Ju thoni jemi dakordësuar, por ne ja ku jemi akoma në mbledhje dhe të padakordësuar. këtu. Të biem dakod këtu e nesër të mos lejmë nam.

Hilmi Sakti, drejtuar Luan Hetës: Do japësh llogari para KM, që je dakordësuar me ata tjerët dhe vjen e e bën zhurmuesin këtu sa herë flet njeri. Po na tregon si negociohet pa bërë zgjedhje! Kam ardhë  para jush në PS.

Senida Mesi: Ju veç do thoni po.

Hilmi Sakti: Kam mbledhë vota fshat më fshat…kam sjellë 800 vota këtu. Prandaj dhe këtu do votoj!

 

Kërkohen 10 minuta pushim, që të dakordësohen mendimet! Sillet kutia e votimit në sallë!

 

Ora 22.00- rifillon mbledhja

 

Luan Harusha: Ju bëj me dije çfarë vendosëm bashkë me deputeten S.Mesi: Për Kryetar KB do votoni Brisela Kadia, n/Kryetarë: Arvit Osja, Tereze Brigja.

Kandidatë për Këshill Qarku: Jona Lëqejza, Sokol Zaimaj, Ardita Spahia, Lush Marku, Blediana Nika, Diana Muriqi, Hilmi Lakti.

 

Mbedhjen e deklarojmë të mbyllur!

 

 

 

 

 

 

 

 

Lista e veprimeve për të ndërmarrë:
Për t’u bërë: Personi Përgjegjës: Afati/ kur:
1.
2.
3.
 Informacion Shtesë
Ska.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.