Standard.al

“The Sun”/ Sanchez lojtar i klubit ‘zikaltër’, nesër do të kryejë vizitat mjekësore

0

Në Angli nuk kanë më asnjë dyshim, Alexis Sanchez do të transferohet tek Interi në formë huazimi. “The Sun” raporton se klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me futbollistin dhe “Djajtë e Kuq”.

Sipas tabloidit të njohur kiliani nesër do të udhëtojë në Itali për të krye vizitat mjekësore. Ish-lojtari i Udineses do të transferohet në formë huazimi me të drejt blerje, teksa Interi do të paguajë një pagë prej 550 mijë eurosh në javë, ndërkohë që shifra e blerjes së kartonit është fiksuar në 15 milionë euro.

Sanchez ka marrë miratimin e drejtuesve zikaltër për të mbajtur fanellën me numrin 7.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.