Standard.al

Sërish aksident në Vlorë/ Makina del jashtë rrugës, ndërron jetë pasagjeri (Detajet)

0

Një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Peshkëpi, në aksin rrugor Kotë-Vlorë.

Një automjet ka dalë jashtë rruge në këtë aks rrugor dhe për pasojë një shtetas i indetifikuar si Z. L, 60 vjeç ka humbur jetën, edhe pse u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nag dokumentimi i ngjarjes mësohet se viktima ka qenë pasagjer në makinën që ka dalë nga rruga

Ndërkohë që Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë” automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

60 vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.