Standard.al

Krimet e komunizmit dhe pse Lushnja ishte qytet i veçantë!!!

0
Nga Gazmend Kapllani 

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 ka marre nje inicitiaive shume te rendesishme per zbardhjen e krimeve te regjimit komunist ne Shqiperi dhe promovimin e kultures se kujteses. Eshte jetike per Shqiperine dhe Shqiptaret. Eshte jetike per rimekembjen tone morale dhe shpirterore si komb. Nje prej ketyre aktiviteve behet sot ne qytetin tim te lindjes, ne Lushnje.

Heren e fundit qe isha ne Lushnje im at me tregoi serish dosjen e familjes tone, qe kishte arritur te merrte nga arkivi i Sigurimit. Eshte logjikisht e pamundur te pershkruhen genjeshtrat e paturpshme dhe te llahtarshme qe ishin shkruajtur ne ate dosje per gjysherit dhe te afermit e mi, ne menyre qe te perligjej vjedhja me dhune e pronave te familjes, burgosja dhe torturimi cnjerezor i gjyshit tim, perzenia nga shtepia naten si kriminele (ndersa gjyshja ime mbante ende zi per vellezerit e saj te vrare nga gjermanet) dhe degdisja ne nje kasolle ne periferi te Lushnjes (ne ate kasolle ku kam lindur une), damka e “armiqve” per gjithe jeten, frika dhe tmerri se ne cdo vale spastrimi qe behej mund te beheshim perseri shenjester e regjimit dhe te na internonin.

Lushnja eshte nje qytet i vecante, sepse fshatrat perreth ishin perzgjedhur nga regjimi si vendi kryesor i internimeve dhe poshterimit masiv te individeve dhe familjeve fisnike, per breza te tere. Kur munda te njoh te internuar bashkemoshatare nga Savra apo fshatra te tjere kuptova se kishte familje qe kishin vuajtur dhe vuanin shume me shume se familja jone. Ishte momenti kur kuptova qe jetoja ne nje vend qe ishte kthyer ne nje burg te madh, ku xhelatet me tekat e tyre absurde dhe primitive mund te benin cfare te donin me viktimat e tyre.

Gezohem qe behet ky aktivitet ne Lushnje sepse kam pershtypjen qe njerezit qe persekutuan familjen time dhe shume familje te tjera, ben c’eshte e mundur te varrosej ne harrese ajo periudhe turpi, dhune dhe krimi masiv – ne Lushnje kam pershtypjen me shume se gjetke sepse ishte pikerisht nje qytet i vecante.

Uroj qe shume bashkeqytetare te mi Lushnjare dhe bashkeatdhetare ne qytete te tjera te vizitojne ekspozitat dhe aktivitetet. Ai qe nuk njeh te kaluaren eshte si njeriu qe jeton pa kujtese, pa busull morale dhe identitet. Sic kam shkruajtur edhe gjetke: “Narrativa mbizotërues pas rënies së regjimit, se “të gjithë ishim bashkevuajtes dhe bashkefajtore” , hapi rrugën për barazimin e autorëve dhe viktimave dhe, si pasojë, për nihilizmin moral… Ne nuk ishim të gjithë persekutues dhe të persekutuar. Disa ishin autorë dhe disa të tjerë ishin viktima. Disa ishin ekzekutues dhe të tjerët u ekzekutuan. Sloganet si “Të gjithë jemi viktima dhe autorë krimesh”, në lidhje me të kaluarën totalitare politike, dhe, “Të gjithë jemi të korruptuar dhe viktima korrupsioni”, lidhur me të tashmen politike kleptokratike, qeverisen nga e njëjta logjikë nihiliste. Ata përfundojnë duke eliminuar ndjenjën e përgjegjësisë penale dhe individuale, duke shpërblyer autorët e krimeve dhe duke e kthyer mosndëshkimin në një mënyrë jetese politike. Shqipëria ka nevojë për drejtësi morale dhe institucionale që të pajtohet me veten”.

Pergezime ne vecanti Gentiana Mara Sules dhe Ardita Repishtit per punen e jashtezakonshme qe kane bere. Nje falenderim te vecante miqve, vellezerve dhe motrave Lushnjare qe kontribojne ne zbardhjen e te vertetes.

Ju lutem vizitoni sa me shume ekspoziten.

Do doja ta mbyllja me vargjet e Primo Levit tek libri “Ne se ky eshte Njeriu”:

“Ju që jetoni të sigurte
Në shtëpitë tuaja të ngrohta,
Ju, që kur ktheheni në shtëpi mbrëmjeve
Gjeni ushqim të ngrohtë e fytyra miqësore:
Thoni në se ky mund te quhet burr
Që punon në baltë
Që nuk njeh prehje
Që lufton për një krodh’ buke
Që vdes nga një “po” apo një “jo”.
Shqyrtoni në qoftë grua kjo,
Pa flokë e pa emër
Pa fije force për të kujtuar
Të zbrazur sytë e bosh mitra
Si një bretkosë dimrit.
Mendoni thelle se kështu ka ndodhur:
Ju urdhëroj me këto fjalë.
Gdhendini në zemrat tuaja
kur rrini në shtëpi kur shkoni udhës,
kur shtriheni kur zgjoheni;
Përsërituani fëmijëve tuaj.
Nese harroni,
Ju shoft’ vatra,
Ju mbyte sëmundja,
Femijet tuaj ju befshin hasha…”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.