Konfliktet përshkallezohen…

0
112

Edhe njehere per te gjithe qe vizitojne kete faqe:

Nga Artan Fuga

Te gjithe qytetaret ne konflikt a akte dhune duhet te gjykohen nga drejtesia dhe jo me paragjykime, as me video, as me pasione, as nga cilido minister a zyrtar.

Askush nuk mund te beje e duhet te beje vetegjyqesi, a t’i japi te drejte vetes, aq me pak te perfshihet ne veprime te njeaneshme. Vetem vetembrojtja e jetes ne kushte ekstreme pranohet etikisht.

Te gjithe qytetaret dhe te huajt kane te njejtin status para ligjit ne territorin e Shqiperise. Te gjithe kane te drejten e trajtimit te barabarte.

Konfliktet pershkallezohen. Fillojne edhe pse supa eshte e ftohte dhe mund te mbarojne me vrasje e krime. Prandaj askush nuk duhet te pershkallezoje konfliktin me dhune ose fyerje.

Te gjitha opinionet, videot, shenimet e lena nga klientet jane te vlefshme por nuk japin gjyqesi.

Keto jane parimet e popujve te qyteteruar. Nese duam te jetojme si bishat ne pyll mos respektojme keto me lloj lloj pretekstesh.

I pelqen a nuk i pelqen kujt, nuk me behet vone fare, une kete kam detyre te them e te mbroj pa u tutur.

Nese nuk ndihen mire te shkojne ne faqe te tjera. Nuk merzitem.

Qofshi mire!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here