Standard.al

Cërrik/ Mjeti “fluturon” në lokal, plagosen 5 persona që po drekonin

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në Cërrik, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në një lokal ku po drekonin një familjes.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit’, ku drejtuesi i mjetit shtetasi J.S, 38 vjeç, mësohet se ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfundur në një lokal.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, por është ndaluar nga Policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.