Bukë, djathë e domate, mjerimi i Ergys Brahimit, i riu që vdiq mbi skelë për 260 mijë lekë të vjetra

0
117

Një foto e trishtë po qarkullon sot në rrjetet sociale. Është një nga postimet e fundit të Ergys Brahimit, njëri nga viktimat e tragjedisë që ndodhi 2 ditë më parë në Tiranë, ku 2 punëtorë humbën jetën pasi ranë nga skela.

Siç shihet edhe në foton e postuar nga vetë viktima, ai ka shpërndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, ushqimin që merrte me vete për në punë.

Postimi i Ergys Brahimit ne rrjetet sociale

Bukë, djathë, domate ishin menuja ditore e 31-vjeçarit që humbi jetën në një aksident në punë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike, për jo më shumë se 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë dy ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj. Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy teknikët e kompanive dhe është shpallur në kërkim Petrit Syla, pronari i skela “Syla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here