Bektashinjtë në Malin e Tomorrit,Samarxhi: Tempulli i parë në dhe

0
106

Gazetari i mirënjohur Ferdinand Samarxhi foli për ritin e besimtarëve bektashinj në Malin e Tomorrit, e cila mbahet për çdo vit.

Samarxhi u shpreh se edhe këtë vit pritet që në Malin e Tomorrit të mbërrijnë shumë turistë, duke shtuar se ky mal përbën tempullin më të lashtë përmbi tokë.

“Është event shumë i madh dhe që festohet nga shumë njerëz. Qyteti mbushet përplot me shqiptarë dhe të huaj. Çdo vit, njerëzit e ndërgjegjshëm vijë këtu. Kombi ynë megjithëse i vogël, ka ditur të mbajë larg integritetin e tij. Eskili vetë në “Prometeu i lidhur” përmend Dodonën, për Tomorrin e sotëm. Ky tempull që në lashtësi ka shërbyer për njerëzit, që n iliri.

Në këtë tempull ishin disa gra, që ngjanin si zogj dhe ngjanin ndryshe nga të gjallët e tjerë. Tre priftëreshat ishin profecitë, këtu ishte faltorja më e vyer për njerëzimin. Pikërisht Tomorri ishte vend i shenjtë. Kryegjyshata ka marrë masa, ndërsa shteti s’ka ndihmuar aq shumë. Këtu zhvillohet një nga turizmet më të mirë. Janë rreth 700 mijë vetë , bëhet fjalë për këtë javë që kanë ardhur dhe kanë mbërritur në Tomorr”, tha gazetari i mirënjohur.

Ferdinand Samarxhi deklaroi se në lashtësi në këtë tempull bëheshin lutje e kurban për perënditë, kurse tha se edhe shumë të huaj vijnë në këto ditë në Malin e Tomorrit.

“Në lashtësi, në tempull bëheshin lutje për perënditë. Gjithë bota vinin këtu në Dodonë, i bënin edhe fli perëndisë, bënin edhe kurban. Të gjithë njerëzit që vijnë këtu janë të obliguar për të bërë kurban për perënditë. Është një tempull që kanë folur për të historianë dhe autorë të lashtë grekë. Të gjithë flasin me adhurim e përkushtim për këtë tempull që ne e kemi. Vendet e botës nuk e kanë, ndërsa ne e kemi këtë tempull e andaj duhet të krenohemi.”, tha Samarxhi ndër të tjera.

Ai shpjegoi origjinën e ritit bektashinj dhe tregoi rolin e heroit Abaz Aliu.

“Qerbeleja u skuq dhe është bërë një betejë e padrejtë dhe e pabarabartë. Ka një histori sesi disa luftëtarë arritën deri në fund. Abaz Aliu ishte një hero, që mbeti i plagosur dhe në fund ra në fushë-betejë. Betejën e përmend edhe poeti ynë kombëtar Naim Frashëri. Edhe Homeri thotë se ne jemi ndër popujt më hyjnorë. Quhet Festa e Abaz Aliut, sepse ai lëshoi dheun në malin më të shenjtë.”, u shpreh Samarxhi.

Më tutje, Samarxhi tha edhe emrat e personaliteteve politike që pritet të vizitojnë Tomorrin, ku ndër të tjera pritet që atje të shkojnë presidenti Ilir Meta dhe kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.

“Edhe këtë vit do të vijë presidenti i Republikës Ilir Meta. Ne si popull duhet ta proklamojmë këtë pikë. Tomorri është fillimi i gjenezës. Do të vijë Ramush Haradinaj, do të vijë Telat Xhaferi, ambasadori i BE, i OSBE, ministri i Shtetit Blendi Klosi etj. është festë sa fetare, aq kombëtare. Kurbani është simbol i ritit. Ka nisur që sot riti”, përmbylli Samarxhi.

News 24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here