Ademi në bashki, Bardhi: Po takojmë kryebashkiaken legjitime…

0
106

Voltana Ademi i ka ndjekur nga zyra e saj në Bashkinë e Shkodrës, të gjitha zhvillimet. Ajo nuk ka dalë për asnjë moment nga zyra, ndrësa pas protestës Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi dhe përfaqësues të tjerë të PD kanë shkuar në zyrën e saj për ta takuar. “Po shkojmë të takojmë kryebashkiaken legjitime”,-ka thënë Bardhi.

Ndërkohë nga ana tjetër Këshilli Bashkiak me shumicë socialiste është konstituuar pa probleme.

Për mediet, Bardhi ka thënë se: ”Protesta është një protestë qytetare, nuk është një protestë politike. Ajo që patë atje ishte një cirk i paligjshëm i një qeverie të paligjshme, që ka grabitur me krimin pushtetin qendror, sot tentoi të grabiste, po me krimin, pushtetin vendor. Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë për ta gëzuar asnjë ditë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here