Zyrtare/ Sulmuesi i njohur firmos me ekipin e Seria A, ja për kë bëhet fjalë…

0
154

Tashmë është zyrtare.

Mario Balotelli do të jetë një futbollist i Brescia në sezonin 2019-2020 të Seria A. Sulmuesi italian është bindur nga projekti i skuadrës së tij të qytetit, duke u rikthyer në Itali pas 3 vitesh të kaluara në Francë.

“Mario Balotelli Barwuah është zyrtarisht një lojtar i ri i Brescia Calcio S.p.A. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë shumë-vjeçare me Rondinelle. Kthimi në Itali, pas tre vjetësh, u mundësua nga vendosmëria dhe entuziazmi i Mario për t’u rikthyer në Brescia, qyteti ku ai u rrit. Nesër, më 19 gusht, futbollisti do të prezantohet zyrtarisht në selinë e Brescia Calcio, Via Solferino 32, në ora 4.45.”-thuhet në njoftimin e klubit italian.

Sipas zërave, Balotelli ka firmosur për një pagë bazë prej 1.5 milionë euro në sezon, ku natyrisht ka shpërblime për numrin e ndeshjeve, golave dhe përfshirjen në kombëtare, çka do të sjellë edhe një rinovim automatik nëse Brescia nuk bie një kategori më poshtë.

Sulmuesi 29-vjeçar është aktivizuar me skuadra si Inter, Manchester City, Milan, Liverpool, Nice dhe Olympique Marseille.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here