Standard.al

Vetëm miqtë e Ramës sulmojnë sipas qejfit!!!

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e Mihal Kokëdhimës, pronarit të restorantit që sulmoi turistët spanjollë tri ditë më parë në Himarë.

Në sallën e gjyqit ai u dëgjua teksa tha se ‘kryeministrin e kishte mik’, ndërsa Manjani shkruan me ironi se ky fakt nuk vihet në dyshim.

“Po, sigurisht që e ke mik! Nuk ka nevojë ta përsëritësh. Po nuk qe miku i Tij, nuk merr dot guximit të sulmosh dynjanë.

Vetëm miqtë e Tij, sulmojnë e dhunojnë sipas qejfit se nuk kanë frikë.

Miq kemi dhe ne të tjerët, por nuk i nxisim të sillen kafshërisht me të tjerët.

Pa dyshim që e ke mik!

Dhe je nga ato miqtë që do të duhet të kalosh ca ditë në burg, se edhe Atij i janë shtuar miqtë e duhet tu shesë disa prej jush…”, shkruan Manjani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.